26 Mars 2023

Fillon implementimi i fazës së parë të projektit të Petroll Sllovenia

Prishtinë, 8. qershor – Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zhbogar gjatë vizitës së nesërme në Kosovë do të vendos gurë themelin e ndërtimit të pajimeve për deponim te derivateve të naftës ne fshatin Dobrevë të Komunës se Fushë Kosovës, investitor të së cilit janë Oti Petrol nga Prishtina dhe Petroll Sllovenia nga Lubjana.

Ministri Zhbogar do te ketë takime me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ministri e jashtëm Skënder Hyseni dhe me u.d. të kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

Marrëveshja për realizimin  e këtij dhe disa projekteve tjera është nënshkruar gjatë vizitës së kryetarit të Sllovenisë Danilo Tyrk në Kosovë vitin e kaluar dhe kap shumën prej 30 milion euro.

Realizimi i këtij projekti paraqet implementimin e fazës së parë të kësaj marrëveshje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)