21 Maj 2024

Bankers Petroleum, 102 milionë dollar të ardhura për tre muaj

Tiranë, 15 maj - Bankers Petroleum, kompania kryesore e prodhimit të naftës në Shqipëri realizoi të ardhura prej 102 milionë dollarësh amerikanë gjatë tremujorit të parë të këtij viti me rritje 41 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

Rritja e të ardhurave u realizua nga rritja e prodhimit dhe shitjeve të naftës me 12 për qind dhe rritjes së çmimit mesatar të shitjes me 25 për qind. Shitjet qenë mesatarisht 13,297 fuçi në ditë ndërsa çmimi i shijtes qe afërsisht 85 dollarë për fuçi.

“Pagesat për qeverinë Shqiptare dhe entitetet e lidhura me të [Albpetrol] qenë 19.1 milionë dollarë për këtë tremujor, nga 13.8 milionë që qenë në tremujorin e parë 2011. Pagesat totale për qeverinë qenë 64 milionë dollarë për të gjithë vitin 2011 dhe kjo përfaqëson 19 për qind të të gjitha të ardhurave,” tha kompania.

Bankers punon në bazë të një marrëveshjeje koncesionare të firmosur në vitin 2004, ku qeveria shqiptare do të mund të përfitojë 50 për qind të fitimeve pasi kompania të ketë shlyer investimet kapitale. Koncesionari paguan ndërkohë te qeveria rentë minerare, që për naftën është 10 për qind e të gjitha shitjeve si dhe transferon një pjesë të prodhimit te kompania Albpetrol për puset nën pronësi shtetërore që i janë kaluar për shfrytëzim kompanisë private.

Gjatë muajve të fundit, qeveria ka nisur procedurat për privatizimin e Albpetrol, kompanisë shtetërore që aktualisht i kanë mbetur pak puse në punë dhe prodhim minimal prej 57 mijë tonë. Albpetrol disponon edhe prodhimin që i takon nga marrëveshjet me koncesionarët privatë, dhe ky prodhim pritet të shitet sëbashku me vetë Albpetrol.

Opozita ka kritikuar planin për privatizimin e Albpetrol ndërsa ka deklaruar se marrëveshja me koncesionarët privatë është e dëmshme për Shqipërinë. 14 maj 2012

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)