22 Shkurt 2024

Termokos, nis projekti për ngritjen e inkasimit

Prishtinë, 28 maj - Duke parë situatën aspak të dëshirueshme financiare me të cilën po përballet Ngrohtorja Qendore “Termokos” dhe ndërprerjen pa dëshirën tonë, të parakohshme të sezonit ngrohës 2009/2010, “Termokos“ ka bërë të ditur se është në gjetje të mënyrave sa më efikase në drejtim të ngritjes së inkasimit.

Me gjithë vështirësitë financiare, “Termokos” ka iniciuar Projektin për ngritjen e inkasimit, që nënkupton daljen në terren të ekipeve përfaqësuese, me qëllim të :

-Rriprogramimit të borxheve përmes kësteve mujore;

-Mundësia e kontestimit të borxheve të  vjetra;

-Ekzekutimi i lëndëve kontestuese sa i përket çështjes së pronësisë  si dhe ndarjes së obligimeve për borxhet e mbetura për personat përkatës. 

Duke qenë se projekti “shtëpi më shtëpi“ bëhet me qëllim të përgatitjes së sezonit të ardhshëm dimëror, Menaxhmenti i këtushëm kërkon përkrahje nga ana e konsumatorëve që në afat të caktuar kohor, të bëjnë pagesat e borxheve të tyre. Në të kundërtën, emrat e borxhlinjve do të publikohen në mediet e shkruara dhe ato elektronike. Pos kësaj, ndaj konsumatorëve të cilët kanë bërë kyçje ilegale, përkatësisht vjedhje të energjisë termike, do të ngritën kallëzime penale për shfrytëzim të paautorizuar të energjisë termike ndaj atyre konsumatorëve.

Njëherit shumica e konsumatorëve faturohen me emra të ish pronarëve serb të banesave dhe nuk kanë shprehur gatishmërinë për të bërë ndërrimin e emrit të konsumatorëve ekzistues, andaj Termokos është i detyruar që në bashkëveprim me Gjykatën Komunale dhe Shërbimin Kadastral t’i identifikoi emrat e konsumatorëve me ish pronar serb, për regjistrimin e konsumatorëve ekzistues dhe freskimin e Databazës së të dhënave të konsumatorëve. Ndaj të gjithë konsumatorëve borxhlinj do të ngrisim padi civile për mospagesë të borxheve. 

Ekipet përfaqësuese të N.Q “Termokos” sh.a, kanë filluar me Projektin për ngritjen e inkasimit përmes daljes në terren, përkatësisht shtëpi më shtëpi, që nga dt. 19/05/2010 fillimisht me rajonin e Ulpianës, përkatësisht me banesat A1, A2 dhe A3, të cilat kanë borxh 125.230.23€, kurse borxhi i përgjithshëm i konsumatorëve të rajonit Ulpiana, është rreth tre milion €uro. Publikimi i emrave të këtyre konsumatorëve borxhlinj, do të bëhet në fillim të muajit qershor 2010.

I njëjti projekt do të vazhdoj edhe me rajonet tjera në kryeqytet dhe do të mbikëqyret edhe nga Bordi i Drejtorëve dhe Komisioni i Aksionarëve të NQ “Termokos”sh.a., meqë nga rritja e inkasimit do të varet edhe sigurimi i ngrohjes cilësore për sezonin e ardhshëm dimëror. Në të kundërtën, sezoni i ardhshëm dimëror nuk do të nis aty ku nuk ka pasur përgjegjje nga ana e konsumatorëve për pagesë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)