29 Mars 2023

KEK-u ndeshkon kolektivisht, qytetarët ia demolojn arkat

Podujevë, 15 shkurt - Për shkak se Korporata Energjetike e Kosovëse (KEK) aplikon ndeshkimet kolektive me nderprerje të rrymes edhe të atyre që pagujanë, qytetarët e Podujevës janë ashpersu sot duke thyer dhe demoluar arkat e kësaj korporate.

Edhe vet KEK ka njoftuar se sot në orët e paradites persona që siq i quan KEK-ut të "pandërgjegjshëm" kanë thyer dhe demoluar arkën e KEK-ut dhe kanë rrahur arkëtarin në qytetin e Podujevës.

"Sipas informatave që i posedon korporata bëhet fjalë për konsumatorë të frustruar, të cilët janë shkyçur nga rrjeti elektrik si pasojë e mospagesës", thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Edhe në komunën e Vushtrrisë ka pasur protesta po për këtë aryse. Qytetarët e këtij qyteti kanë protestuar kundër ndëshkimeve kolektive. Me dhjetëra qytetarë nga Vushtrria për disa minuta e kanë protestuar duke shprehur kështu pakënaqësinë e tyre ndaj KEK-ut, e cila i ka lënë pa rrymë këtë pjesë të qytetit për shtatë ditë radhazi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)