31 Mars 2023

ZSK ofron grante për OJQ për regjistrimin e popullësisë 2011

Prishtinë, 17 nëntor - Si pjesë e projektit të asistencës teknike të financuar nga BE-ja, sot Zyra e Statistikave të Kosovës (ZSK) ka mbajtur një ngjarje për të diskutuar partneritetin e ardhshëm me shoqërinë civile për Regjistrimin e Popullësisë 2011.

Në këtë ngjarje OJQ-të dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile u informuan për metodat për t’u kujdesës për informimin publik, edukimin, arritjen dhe pjesëmarrjes në regjistrimin e popullatës në Kosovë që do të mbahet nga 1 deri në 15 prill 2011. 

ZSK-ja gjithashtu ka shpallur një program të granteve të vogla të cilat do të përkrahin shoqërinë civile në angazhimin e tyre në regjistrimin e popullsisë.

Vlera e granteve do të jetë më së shumti deri 20.000 euro, mirëpo inkurajohen edhe kërkesa të vogla, posaçërisht nga individët.

Afati për aplikim është deri më 15 dhjetor dhe koha për implementimin e projekteve do të jetë periudha nga 15 janar deri 31 mars 2011.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS) do të jetë përgjegjëse për mbikëqyrje.

Shifrat e regjistrimit do të jenë të rëndësisë esenciale për politika të mira dhe efikase që stimulojnë zhvillim, rritje dhe mundësi më të mira për të gjithë banorët e Kosovës. 

ZSK-ja bazuar në informatat e dhëna nga amvisëritë, të cilat do të trajtohen me konfidencialitet, do të zhvilloj statistika të cilat do të përcaktojnë politikat dhe alokimin e resurseve në nivel mbarë-Kosovar.

BE-ja ndihmon Regjistrimin e Popullsisë në Kosovë 2011 përmes projektit “Asistenca teknike për implementimin e regjistrimit të popullsisë”. 

Projekti promovon bashkëpunimin ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe publikut në nxitjen dhe promovimin e të kuptuarit të regjistrimit 2010 nga publiku, besimin ndaj Zyrës së Statistikave në Kosovë dhe pjesëmarrjes më të madhe të mundshme, posaçërisht nga radhët e minoriteteve dhe pjesës së margjinalizuar të popullatës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)