20 Mars 2023

Tatimi në pronë, çështje që u takon komunave

Prishtinë, 27 janar - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati në konferencën e mbajtur sot për media ka thënë se Ministria që ai drejton nuk ka marrë kurfar vendimi për rritjen e tatimit në pronë.

Çështja e tatimit në pronë është e rregulluar me Ligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme i miratuar në vitin 2018, i cili obligon MFPT-në që të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme. I njëjti, parasheh që në vitin e 5-të tatimor (viti 2023) të mos ketë zbritje të përgjithshme për tatimin e pronave, në dallim nga viti i kaluar ku është zbatuar zbritja e përgjithshme prej 20%. Pra, këtë vit për herë të parë është bërë faturimi i plotë i tatimit në tokë.

Departamenti i Tatimit në Pronë, në kuadër të MFPT, ka përfunduar vlerësimin e pronave më datë 31.10.2022, ku po në të njëjtën datë raportet e vlerësimit i'u janë përcjellur Komunave. Komunat kanë pasur afat 1 muaj për të parashtruar kërkesë për rishqyrtim të vlerave, por që vetëm 3 komuna e kanë kërkuar një gjë të tillë dhe kërkesat e tyre janë adresuar duke bërë përmirësimet e kërkuara.

Ministri Murati gjithashtu theksoi se MFPT është aktualisht në proces të hartimit të ligjit të ri për tatimin e pronave, i cili synon adresimin e vështirësive dhe probleme të shfaqura në procesin e tatimit të pronave. Përkatësisht, ligji i ri parasheh lirimin nga tatimi për pronën primare, si dhe fleksibilitet më të lartë në përcaktimin e normave tatimore nga komunat.

Duke konsideruar situatën aktuale dhe vështirësitë që vlera e shtuar e faturave mund të ketë në mirëqenien e qytetarëve, Ministri Murati shprehu gatishmërinë që në ligjin e ri të përfshihet një dispozitë kalimtare që parasheh lirimin nga një pjesë e barrës tatimore për faturat tatimore të këtij viti.

Mirëpo, "meqenëse të hyrat nga tatimi në pronë janë ekskluzivisht të hyra të komanave, do të për të në duhet konfirmimi i komunave për të ndërmarrë një hap të tillë”, u shpreh Ministri Murati. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 mars 2023 - Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon konferencën “Konventa e Stambollit: Forcimi i zbatimit në përfundimin e dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Shoqata e Bankave të Kosovës organzon shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë. (Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë, ora 10:00)

- Mbahet konferenca e parë për prezantimin e monitorimit të Strategjisë së Ujërave për Kosovën 2017-2036 dhe prezantimin e propozimit të Politikave për Menaxhimin e Territorit Rreth Resurseve Ujore në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse do të mbajë konferenca për media në nismë të grumbullimit për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 kundër Izraelit dhe Andorrës. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

- Shoqata 'Flaka e Llapit' mbajnë konferencë akademi përkujtimore me rastin e trevjetorit të ndarjes nga jeta të Rifat Blakut. (Salla e teatrit 'Avdush Hasnai' në Podujevë, ora 13:30)

- Kombëtarja e Kosovës fillon edhe përgatitjet për këto dy ndeshje. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 16:00)

- Në kuadërt të edicionit XXIII i Javës së Frankofonisë në Kosovë organzohet aktiviteti 'Street Art, Balkan Trafic', krijim nga dy artistë franko-belgë. (Rr. Sylejman Vokshi, 66 në Prishtinë, ora 16:30)