31 Mars 2023

Shtyhen afatet për Tatimin në Pronë dhe deklarimin e të Ardhurave Personale

Prishtinë, 1 prill - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka njoftuar qytetarët se ka marrë vendimin lidhur me zgjatjen e afateve për kryerjen e obligimeve të tatimit në pronë, si dhe deklarimit të të ardhurave personale.

Bazuar në Vendimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve afati për paraqitjen e ankesave ndaj faturës së tatimit në pronë zgjatet deri më 31 maj 2022, kurse afati për pagimin e këstit të parë të tatimit në pronë zgjatet deri më 30 qershor 2022.

Në anën tjetër, duke konsideruar rëndësinë e deklarimit të të ardhurave personale dhe informimit sa më të drejtë të qytetarëve lidhur me deklarim e të hyrave shtesë, bazuar në po të njejtin Vendim është zgjatur afati për deklarimin të të ardhurave personale deri më datë 31 maj 2022.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mbetet e përkushtuar në rritjen e efikasitetit në mbledhjen e taksave, ashtu që të mund të zbatohen politikat zhvillimore të Programit Qeverisës 2021-2025.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)