31 Mars 2023

SHBA: Papunësia vazhdon thuajse njëlloj për të katërtin muaj

SHBA, 3 dhjetor - Javën e kaluar një numër më i madh punonjësish amerikanë kërkuan asistencë për papunësinë, duke i dhënë fund një prirjeje të kohëve të fundit, kur një numër më i vogël personash po kërkonin ndihmë financiare.

Qeveria tha sot se 436 mijë punonjës të tjerë bënë kërkesa të reja për kompensimet e papunësisë, pra 26 mijë më tepër se sa javën e kaluar.

Kjo është një shenjë se punëdhënësit po vazhdojnë të pushojnë nga puna njerëz të tjerë dhe se ende nuk po krijohen vende pune të mjaftueshme.

Megjithatë, numri i personave që kanë kërkuar asistencë papunësie ra mesatarisht gjatë 4 javëve të fundit mesatare në  431 mijë persona.

Ekonomia amerikane krijoi 151 mijë vende të reja pune në tetor dhe ekspertë të papunësisë mendojnë se numri i të papunëve në nëntor mund të jetë pak më i vogël.

Megjithatë, nuk pritet që numri i të papunëve në SHBA të pakësohet ndjeshëm. Aktualisht, afërsisht 1 në 10 punonjës amerikanë janë pa punë.

Analistët thonë se presin që raporti mujor i papunësisë të premten të tregojë se ritmi i papunësisë në vend ka qenë për të katërtin muaj rresht 9,6 për qind. Rreth 15 milionë amerikanë janë të papunë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)