28 Mars 2024

Sejdiu: BQK të ruajë stabilitetin financiar dhe bankar

Prishtinë, 24 korrik - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu takoi sot anëtarët e Bordit drejtues të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga prof. dr. Gazmend Luboteni, kryetar i këtij bordi, të cilët e informuan Presidentin Sejdiu për zhvillimet e fundit në BQK, veçanërisht pas arrestimit të guvernatorit Hashim Rexhepi.

Presidenti Sejdiu kërkoi nga Bordi i BQK-së që të vazhdohet funksionimi normal i këtij institucioni, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit financiar dhe bankar të vendit.

Sa i përket arrestimit të guvernatorit Rexhepi, Presidenti Sejdiu ritheksoi se duhet të respektohen të gjitha procedurat e përcaktuara me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)