01 Prill 2023

Qeveria gjermane këshillohet për bankat

Berlin, 25 gusht - Gati dy vite pas falimentimit me pasoja tepër të rënda për ekonominë botërore të bankës amerikane të investimeve Lehman Brothers, qeveria gjermane do të fillojë sot procedurën për miratimin e një ligji, i cili ka për qëllim evitimin e zhvillimeve të ngjashme tek institucionet e mëdha financiare.

Ligji parashikon krijimin prej bankave të një fondi miliardësh për shpëtimin e tyre nga krizat e ngjashme.

 Arkat gjermane të kursimit janë kundër me shpjegimin se ato nuk janë shkaktarë të krizës, prandaj nuk duan të marrin pjesë në financimin e një fondi të këtillë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)