29 Mars 2023

Qeveria formon dy grupe punuese për realizimin e Programit të MCC-në

Prishtinë, 13 tetor - Në mbledhjen e 100-të, Qeveria e Republikës së Kosovës ka votuar formimin e dy grupeve punuese ndër-institucionale për realizimin e Programit Kompakt me MCC-në: Grupin për arritjen e parakushteve dhe Grupin Punues për themelimin e entitetit për menaxhimin e Aktivitetit Shumë-Funksional të Ruajtjes së Energjisë (SHFRE).

Këto dy grupe me përkrahje të institucioneve tona do të sigurojnë mekanizëm përkrahës për qytetarët në nevojë për të zbutur koston e energjisë, përshpejtim të lejeve dhe instalimeve për teknologjitë e reja të prodhimit të energjisë, integrim të rezervave të energjisë, themelim të ndërmarrjes publike për rezerva të energjisë, rritje të pavarësimit së sistemit energjetik, zhvillim e trajnim të fuqisë punëtore në energji, rritje të përfshirjes së grave në sektor të energjisë; si dhe krijim të mekanizmave për tranzicion të gjelbër.

Qeveria e Republikës së Kosovës së bashku me ShBA-të janë duke implementuar me përkushtim projektin më të madh në sektor të energjisë në vend. Ky projekt do të përmirësojë mirëqenien e qytetarëve tanë, si dhe do t’i ndihmojë vendit të krijojë një të ardhme të qëndrueshme në sektor të energjisë.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)