Punonjësit e judikaturës në grevë
![Punonjësit e judikaturës në grevë](http://www.ekonomia.info/repository/images/main/Gjykata_e_Qarkut.jpg)
Prishtinë, 10 shkurt - Sindikata e Pavarur e Judikaturës së Kosovës ka nisur sot grevën, me kërkesë përmirësimin e kushteve të punës.
Rreth 2 mijë punonjësit të këtij sektori në gjithë Kosovën, kanë lënë punën nga ora 10 deri në orën 11 paradite, duke shfaqur në këtë mënyrë pakënaqësinë me të ardhurat e vogla dhe kushtet e këqija të punës.
Më 5 shkurt është vendosur që greva të vazhdojë për tre ditë, për t'iu lënë mundësinë më pas organeve përkatëse të përmbushin kërkesat.
Drejtuesit e sindikatës kanë deklaruar se në rast të mos përmbushjes së kërkesave, atëherë do të fillojë greva e përgjithshme dhe do të bojkotohet puna në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.