27 Mars 2023

Promovohet projekti për punësimin elektronik

Prishtinë, 31 gusht - Në vazhdimësi të realizimit te projekteve sipas Strategjisë së Qeverisjes elektronike dhe Planit të Veprimit për realizmin e kësaj Strategjie, Ministria e Administratës Publike, respektivisht Departamenti i e-Qeverisjes dhe Proceseve Administrative( DeQPA), bëri sot promovimin e Projektit për punësimin elektronik (e-Punësimi)në administratën publike.

Ministrja e MAP-it, Edita Tahiri e pranishme me këtë rast, e ka cilësuar e –Punësimin si një projekt që do të ngrit nivelin e transparencës së rekrutimit të punonjësve në administratën publike dhe do të ndikojë në eliminimin e dukurive negative që e kanë përcjellë punësimin në administratën publike në periudhën paraprake. Ndërkaq, drejtori i
DeQPA-së, z. Isa Krasniqi ka shpjeguar të  veçantat e këtij moduli i cili është pjesë e “moduleve të Shërbimeve Elektronike në e-Portalin shtetëror”

Punësimi elektronik automatizon proceset e administratës publike në tërë procesin e punësimit, që nga publikimi i konkurseve e deri në fazën finale të kontratës së të punësuarit. Përmes këtij sistemi, mund të bëhet rekrutimi i stafit të administratës publike, lehtësohet procesi i aplikimit të qytetarëve të interesuar me qëllim punësimi në administratë , siguron transparencë maksimale dhe rrit besueshmërinë në procesin e punësimit, duke ofruar mundësinë e vlerësimit të mirëfilltë në konkurrencën e kandidatëve që kanë aplikuar.

Ky projekt është unik dhe i ndërtuar për të gjitha institucionet  e Republikës së Kosovës, në nivelin qendror dhe në nivelin lokal.

Përmes modulit të punësimit elektronik ofrohet mundësia e aplikimit online  për vende të lira të punës në administratën publike nga të gjitha regjionet e vendit. Gjithashtu mund të bëhet inicimi i kërkesave për pozita të lira të punës nga ana e nëpunësve që merren me menaxhimin procedurave të punësimit, ofrohet mundësia e aprovimit ose refuzimit të kërkesës,publikimi për pozitë të lirë të punës, anulimi apo mbyllja e pozitës së lirë të punës.

Po përmes këtij sistemi do të bëhet edhe vlerësimi i kandidatëve që kanë aplikuar nga ana e komisionit për vlerësim, si dhe bëhet menaxhimi dhe organizimi i aplikacionit nga ana e mbikëqyrësit apo administratorit të aplikacionit.
 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)