01 Prill 2023

Prokuroria publike ka dështuar në luftimin e korrupsionit

Prishtinë, 24 maj - Prokuroritë publike të Kosovës kanë dështuar në luftimin e korrupsionit, ndërkohë që kanë shënuar sukses në realizimin e lëndëve duke zgjidhur 76% të tyre, ka deklaruar Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi.

Prokuroritë publike të Kosovës kanë dështuar në luftimin e korrupsionit, ndërkohë që kanë shënuar sukses në realizimin e lëndëve duke zgjidhur 76% të tyre, ka deklaruar Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, gjatë prezantimit të raportit për punën e prokurorive publike për vitin 2009.

Duke prezantuar raportin për punën e prokurorive publike të Kosovës gjatë vitit 2009, kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi, më shumë ka folur për problemet me të cilat ballafaqohen prokuroritë e Kosovës, ku kryesori sipas tij është numri i vogël i prokurorëve.

Duke u ndalur të çështja e korrupsionit, kryeprokurori Kabashi, tha se këto lëndë kryesisht janë në kompetencë të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë e cila gjithashtu kryen mbi 52 % të të gjitha rasteve në nivel të vendit.

Sipas tij gjatë vitit 2009 kjo Prokurori ka funksionuar me tre eventualisht katër prokuror, që janë pak në krahasim me fluksin e lëndëve. Mirëpo, sipas kryeprokurorit Kabashi, për sa i takon lëndëve të tjera është arritur sukses pasi 76% e numrit të përgjithshëm të lëndëve janë zgjidhur.

Ministri i Drejtësisë Haki Demolli, pasi e ka vlerësuar të rëndësishëm raportin, tha se ministria e tij tashmë ka përgatitur Projektligjin për Prokurorinë e Shtetit, që i ka munguar Kosovës, si një nga ligjet bazike.

Po kështu ministri Demolli tha se është hartuar edhe projektligji për Këshillin Prokurorial.

Në këtë prezentim ishte paraparë edhe pjesëmarrja e kryeprokurorit të EULEX-it, Johan Van Vreesëijk, por në vend të tij erdhi prokurori Kurt Jakob Myller.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)