26 Mars 2023

Portugalia premton për një kurs të ashpër kursimi

Lisbonë,  9 maj - Duke patur parasysh shqetësimin për një zgjerim të krizës greke të borxheve në Evropë, Portugalia i ka premtuar patnerëve të euro-zonës se deficiti buxhetor i saj për këtë vit po përmirësohet shumë.

Kryeministri Jose Socrates deklaroi në kuadër të samitit  të posaçëm për euron në Bruksel, se qeveria e pakicës së tij socialiste do të ngrijë dy projekte të mëdha infrastrukturore në Lisbonë.

Kështu deficiti do të reduktohet në 7,3 për qind. Më parë krerët e shteteve dhe qeverive të euro-zonës i kishin dhënë dritën e gjelbër paketës kreditore prej 110 miliardë eurosh për Greqinë.

Kancelarja Angela Merkel përforcoi vendosmërinë e shteteve të euros për të mbrojtur monedhën e përbashkët kundër spekulatorëve.

Këtë të diel ministrat e financave të BE-së do të vendosin që Komisioni i BE-së në të ardhmen të jetë në gjendje të marrë kredi për vende të veçanta të euros kur këto kërcënohen nga paaftësia për të paguar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)