24 Mars 2023

Pas 30 nëntori, certifikatat e vjetra te TVSH jo të vlefshme

Prishtinë, 24 nëntor - Administrata Tatimore e Kosovës, ka bërë të ditur se procesi i lëshimit të certifikatave të reja për regjistrim në TVSh,  ka filluar që nga data 1 Tetor, siç edhe është njoftuar më herët.

ATK-ja, kërkon nga të gjithë ata që kanë certifikata të vjetra të Regjistrimit për TVSh, të lajmëroheni në Administratën Tatimore të Kosovës, në mënyrë që të pajiseni me certifikatat e reja të TVSh-së, sepse pas datës 30 Nëntor 2010, certifikatat e vjetra do të konsiderohen, jo të vlefshme.

Kërkesa për ndërrimin e certifikatave të TVSh-së, është bazuar në zbatueshmërinë e plotë të Ligjit 03/L-146 për TVSh, i cili ka filluar të aplikohet në Republikën e Kosovës, që nga data 01.07.2010, dhe sipas këtij Ligji tani e tutje, do të ketë vetëm dy lloje të certifikatave e që do të jenë: “Certifikata për regjistrim në TVSh”, dhe “Certifikata për Import dhe Export”.

Pra, ju njoftojmë se certifikatat e vjetra të TVSh-së, pas datës 30 Nëntor 2010, nuk do të jenë të pranueshme as nga Doganat e Kosovës, dhe si pasoj e kësaj, ju nuk do të mund të kryeni Importe apo Eksporte.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)