26 Mars 2023

Nga 5000 euro familjeve të fëmijëve që u mbyten në vërshime

Prishtinë, 17 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë sot vendim që të ndajë nga 5000 mijë euro për familjet e fëmijëve që humbën jetën në vërshimet e fundit, që ndodhën në rajonin e Dukagjinit.

Me këtë rast, kryeministri Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes të vogëlushit 8 vjeçar Arbias Krasniqi dhe familjes së vogëlushit 7 vjeçar Valtrim Krasniqi, që humbën jetën tragjikisht si pasojë e vërshimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)