29 Prill 2024

NBG Bank renditet ndër bankat më të sigurta në Europë

Athinë, 29 korrik - Banka Kombëtare e Greqisë (NBG Bank) mori pjesë në Testimin e Gjerë të Stresit të Bankave Europiane të koordinuar nga Autoriteti Europian i Bankave (EBA) në bashkëpunim me Bankën e Greqisë, Bankën Qendrore Europiane, Komisionin Europian dhe Bordin e Riskut Sistematik Europian. Testi i stresit u krye në 91 banka që përfaqësojnë më shumë se 65% të aseteve totale bankare në BE.

Ky ushtrim synonte vlerësimin e elasticitetit të përgjithshëm të bankave europiane ndaj skenarëve të kundërta të veçanta dhe aftësisë së tyre nën supozime ekstreme për të përballuar situata të vështira.

Supozimet dhe metodologjia e aplikuar në test janë krijuar për të vlerësuar përshtatshmërinë e kapitalit të bankave përkundrejt një nivel të CT1 prej 5% si objektiv dhe kanë për qëllim të rikthejnë besimin në bankat e testuara.

Skenari i testit të stresit ishte vendosur nga Banka Qendrore Europiane dhe mbulon një periudhë dyvjeçare 2011-2012. Testi i stresit tregon se CT1 i NBG Bank është shumë më lartë se limiti prej 5% i vendosur nga EBA, qoftë edhe duke mos marrë parasysh injektimin e kapitalit shtetëror prej 350 milionë eurosh. Në këtë rast, raporti Core Tier 1 do të ishte 7.7%.

Rezultatet e testit të stresit tregojnë se:
-    NBG Bank plotëson kërkesat e kapitalit të vendosur si limit për qëllimet e testit.
-    NBG Bank do të vazhdojë të sigurojë nivelet e kërkuara të kapitalit, ndërsa në vijim do të marrë disa masa që synojnë forcimin e mëtejshëm të pozicionit të kapitalit me 1.4 miliardë euro të tjera. Si rezultat i këtyre masave raporti Core Tier 1 do të rritet me 2% deri në nivelin e 9.7%.

Në përfundim, rezultatet e testit të stresit tregojnë se NBG Bank plotëson më shumë se kërkesat e ushtrimit dhe me masat që do të merren në vijim do të forcohet edhe më tej duke u renditur ndër bankat më të sigurta në Bashkimin Europian.

NBG Bank, më e madhja dhe më e vjetra ndër bankat greke, kryeson grupin më të fuqishëm financiar në rajon. Banka ka një profil dinamik ndërkombëtar, sidomos në Europën Juglindore dhe në Mesdheun Lindor.

NBG Group ofron një diapazon të plotë të produkteve dhe shërbimeve financiare që plotësojnë nevojat përherë në evoluim të klientëve biznese dhe individë.

Sot, pas blerjeve të institucioneve prestigjioze në Europën Juglindore dhe Mesdheun Lindor, rrjeti i Grupit përfshin 1,189 njësi (të dhëna të datës 31.03.2011).

Një nga pikat më të forta të Bankës është besimi i shfaqur nga klientët e saj që mbajnë më shumë se 9 milionë llogari depozitash dhe më shumë se 1.5 milionë kredi në NBG Bank.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)