24 Mars 2023

Ministri Shala, në takimin vjetor të BERZH-it në Zagreb

Prishtinë, 14 maj - Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, sot udhëtoj për në Kroaci, ku do të marrë pjesë në takimin vjetor të 19-të të radhës  të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), që  do të mbahet më 14 dhe 15 Maj në Zagreb. Kjo vizitë është në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës për anëtarësim të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare financiare.

Në këtë takim do të marrin pjesë më shumë se 2000 zyrtarë prej të gjitha vendeve të botës, ndërsa tema e takimit do të jetë, “Ndërtimi i Rritjes së Qëndrueshme.” Gjatë këtyre takimeve do të merren disa vendime shumë të rëndësishme nga ana e aksionarëve për strategjinë e Bankës gjatë viteve të ardhshme

Ministri, Shala do të takohet me zëvendës presidentin e Bankës Evropiane për Investime (EIB), Dario Scannapieco, e zëvendës presidentin e Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), Rashad Kaldany.

Gjithashtu, Ministri Shala do të ketë takime të shumta me stafin menaxherial të BERZH, me ministrat e financave të vendeve pjesëmarrëse në takime, si dhe guvernator që përfaqësojnë 61 shtete, aksionar në këtë Bankë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)