24 Mars 2023

Memorandumi Mirëkuptimi mes Qeverisë dhe Sindikalistëve të Shërbimit Civil

Prishtinë, 10 mars - Pas takimit të djeshëm me Kryeministrin Hashim Thaçi dhe dialogut që është zhvilluar në vazhdimësi, sot dy ministrat kompetent, ai i Administratës Publike, Arsim Bajrami dhe ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Sindikalistët e Shërbimit Civil, të përfaqësuar nga nivele të ndryshme të organizimit sindikal të nëpunësve administrativë.

 

Qëllimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit është avancimi i statusit të shërbyesve civilë në pajtim me politikat e përcaktuara nga Qeveria sipas legjislacionit për Shërbimin Civil.

Kërkesat e dorëzuara me shkrim nga ana e përfaqësuesve sindikal lidhur me nivelizimin dhe harmonizimin e pagave me kategoritë tjera të që financohen nga Buxheti i Kosovës, shujtën e ngrohtë, pagesën e shpenzimeve të udhëtimit si dhe kërkesa që lidhen me zbatimin e normativës ligjore lidhur me kontratat e punës, janë shqyrtuar nga Qeveria dhe është gjetur një zgjidhje brenda mundësive ligjore dhe limiteve buxhetore në këtë periudhë.

Me këtë Memorandum Bashkëpunimi, Qeveria merr përsipër që pas miratimit të Ligjit për Shërbimin Civil dhe të Ligjit për Pagat e Nëpunësve Civilë, të cilat ligje do te miratohen ne Kuvend gjatë muajit prill, të zbatojë një rritje të pagave përafërsisht  20% për të gjithë shërbyesit civilë në bazë të kategorive të përcaktuara me dispozitat e ligjeve në fjalë, duke përjashtuar ata shërbyes civilë të cilët marrin shtesa.

Gjithashtu, Qeveria zotohet se do të fillojë menjëherë procedurat ligjore për sigurimin e një transporti të organizuar për shërbyesit civilë në nivel qendror, ndërsa transporti i organizuar  për shërbyesit civilë në nivelin lokal te sigurohet nga secila komunë veç e veç. Po ashtu do t’u rekomandohet të gjitha agjencitë buxhetore të institucioneve qendrore e lokale, veç e veç, që të shqyrtojnë mundësitë buxhetore për të siguruar fondin e mjaftueshëm për shujta për shërbyesit civilë duke filluar prej muajit prill 2010.

Ligji për Shërbimin Civil, që pritet të miratohet shumë shpejt, përcakton një sistem të ndërtimit të shërbimit civil sipas modelit të karrierës, që parasheh apriori ekzistimin e kontratave afatgjate të shërbyesve civilë në nivelin qendror dhe lokal. Kjo automatikisht plotëson edhe kërkesën e sindikalistëve që lidhet me kontratat e punës dhe zbatimin e kritereve unike, duke konfirmuar kështu zotimet e Qeverisë për reformimin e administratës publike  dhe rend e rregull në shërbimin civil.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)