31 Mars 2023

Mblidhet komitetit drejtues i Fondit të Mirëbesimit

Prishtinë, 6 tetor - Në Ministrinë  e Administratës Publike  është mbajtur takimi i dytë në kuadër të takimeve të rregullta të Komitetit Drejtues të Fondit shumë- donatorësh të Mirëbesimit për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë.

 Të pranishëm ishin anëtarët e rregullt të këtij Komiteti , ministrja e MAP-it, znj. Edita Tahiri,e cila është edhe kryetare e këtij Komiteti Drejtues, kreu i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian ne Kosovë, z. Renzo Daviddi, kreu i Zyres se DFID-se, z. Robert Watt, kreu u zyrës se SDC-se, z. Samuel Waelty  si dhe përfaqësuesit e Entit te Statistikës së Kosovës dhe ekipi i UNOPS-it, i cili menaxhon me Fondin e Mirëbesimit të Regjistrimit.

Në këtë takim Komiteti Drejtues, ka marrë disa vendime të rëndësishme, në vazhdimësi të veprimeve konkrete drejt finalizimit të përgatitjeve  që kanë të bëjnë me procesin e  regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Fondi i Mirëbesimit shumë-Donatoresh krijon një strukturë për grumbullimin e fondeve nga Qeveria e Kosovës dhe donatoreve tjerë dhe siguron qe këto fonde do te shfrytëzohen në mënyrë transparente dhe efikase.

Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive familjare dhe Banesave 2011 paraqet një hap te rëndësishëm për Kosovën dhe do të ofrojë të dhëna të rëndësishme socio-ekonomike qe do të shërbejnë për zhvillimet e mëtutjeshme ekonomike nga të cilat do të përfitojnë të gjithë banorët e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)