19 Prill 2024

Kriza ekonomike globale e ka goditur Kosovën më së shumti

Prishtinë, 7 tetor - Instituti i Financave i Kosovës, (IFK), prezantoi librin e nëntë të Konferencës Ndërkombëtare biznesi dhe punësimi me tematikë, “Ndikimi i krizës globale në ekonomi, biznes dhe punësim në Kosovë dhe vendet tjera të tranzicion”.

Studimi përmban 62 punime të autorëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Novi Pazari, Rumania, SHBA, Gjermania, Austria, Zelanda e Re, Kroacia.

Punimet e autorëve janë përqendruar në shtjellimi i krizës globale.

Sipas kryetarit të konferencës ndërkombëtare biznesi dhe puna, Isak Mustafa, Kosova përballet me shumicën e problemeve të cilat i kanë pasur edhe shtetet tjera postkomuniste dhe shtetet që kanë dal nga konflikti.

Ai tha se problemet në ekonominë e Kosovës kanë qenë vazhdimisht por, nga kriza ekonomike globale, Kosova është goditur edhe më shumë tek investimet direkt  dhe remitancat.

“Produkti i brendshëm bruto shënoi rënie, rritja ekonomike ka rënë në 4.4 për qind më 2009, nga 5.8 për qind të vitit 2008. Shpenzimet publike shënuan rritje për 39 për qind nga viti 2008 deri më 2009 dhe përfaqësonin rreth 14 për qind të GDP-së më 2009.
Deficiti ishte 37 për qind të GDP-së më 2009 dhe eksportet përfaqësonin vetëm 10 për qind të importeve dhe vetëm 6 për qind të GDP-së më 2009”.

Sipas Mustafës papunësia në Kosovë ende mbetet e lartë që arrin shifrën më shumë se 40 për qind. Niveli i papunësisë për personat e moshës 15 deri në 25 vjet është 70.5 për qind.

“Rreth 30 mijë të rinj hyjnë në tregun e punës cdo vit, me mundësi të vogla për punësim. Më 2009 Kosova kishte nivel të varfërisë që shkonte në 45 për qind me 15 për qind që jetonin në varfëri ekstreme. Republika e Kosovës është shteti më i varfër në Evropë, me të ardhura mesatare vjetore për kokë banori prej vetëm 2.500 dollarësh”, vlerësoi mustafa.

 Ai tha se trendi negativ i kreditimit ka përcjell bankat komerciale. Krahas zvogëlimit të profitit, është shtuar edhe përqindja e kredive të këqija.
Mustafa tha se tejkalimi i krizës në ekonominë e Kosovës duhet të fokusohet në shfrytëzimin racional të resurseve natyrore, si në energjetikë dhe në industrinë minerale.

“Të shfrytëzohen mjetet e remitancave në hapjen e vendeve të reja të punës, të bëhet reforma e politikës fiskale, doganore, bankare, financiare... Të subvencionohen prodhuesit bujqësor. Të hartohet një strategji për uljen e varfërisë ekstreme”, ishin rekomandimet e Mustafës.

Ndërsa krizë ka prekur të gjitha vendet e rajonit. Shqipërinë dhe Greqinë më së shumti i ka goditur në turizëm në vitin 2008 dhe 2009.

Kriza globale financiare ndikoi në të gjithë botën në shkrutiminë e vendeve të punës, fantemilimin e kompanive më të mëdha botërore, mbylljen e bankave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)