29 Mars 2023

Kreditë e emergjencës për Greqinë do të stabilizojnë euron

Berlin, 4 maj - Qeveria gjermane i ka dhënë në një takim të veçantë dritën e gjelbër planit për ndihmën financiare për Greqinë.

Tanimë pritet vetëm vendimi i Bundestagut dhe i Këshillit të landeve për vënien në dispozicion në tri vitet e ardhshme të kredive me një volum prej 22,4 miliardë eurosh.

Parlamenti dhe këshilli i landeve synojnë ta mbyllin procedurën ligjore deri të premten me një procedurë të përshpejtuar. Kreditë e emergjencës për Greqinë do të stabilizojnë euron në tërësi, është shprehur kancelarja gjermane Angela Merkel pas mbledhjes së qeverisë gjermane:

\"Premisa për një ligj të tillë u krijua nga një ultima ratio, një situatë emergjence, kur Greqia praktikisht nuk kishte më akses në tregjet finaciare dhe nga kjo situatë do të kishte pasoja stabiliteti i euros. Reagimi ynë në formën e ligjit nuk do të thotë vetëm ndihmë për Greqinë, por edhe stabilizim të euros, me këtë ndihmojmë edhe njerëzit në Gjermani.\"

Gjithsej vendet e Eurozonës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar do t\'i japin Greqisë kredi me një vëllim prej 110 miliardë eurosh. Kreditë gjermane vijnë nga Banka Gjermane për Rindërtim (Kfw) dhe garantohen nga federata.

Ligji përkatës mund të miratohet me shumicën, që koalicioni konservatoro-liberal ka në parlament. Partia Socialdemokrate në opozitë ka kërkuar përfshirjen e bankavenë programin e ndihmës për Greqinë .

Të Majtët do të votojnë kundër ndërsa të Gjelbrit u kanë drejtuar thirrje partive parlamentare të bashkohen për një reformim të euros.

Ndërkohë sindikatat greke kanë paralajmëruar greva të sektorëve të ndryshëm në shkallë vendi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)