19 Prill 2024

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Tiranë, 7 tetor - Përfaqësuesit e komunitetit te biznesit nga Kosova dhe Shqipëria në takimin e sotëm janë angazhuar për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit te ndërsjellë dhe krijimin e kushteve me të mira të bashkëpunimit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu me ketë rast ka theksuar se biznesmenët nga Kosova janë heronjtë e pavarësisë së vendit pasi që me punën dhe kontributin e tyre I kanë dhenë kontribut të madh zhvillimit të Kosovës.

“Edhe pse në pamundësi për të dal në tregje të treta, pa ndihmën e nevojshme të vendit I cili gjendet në tranzicion, biznesmenët e Kosovës ishin dhe janë bartës të zhvillimit ekonomik të vendit”, tha me ketë rast Gërxhaliu.

Ai ka vlerësuar se pa zhvillim ekonomik nuk ka as stabilitet politik dhe social.

Kryetari i OEK-ut ka vlerësuar se duhet shfrytëzuar marrëdhëniet shumë të mira politike ne mes të Kosovës dhe Shqipërisë për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe se ka ardhur koha që bashkëpunimi ekonomik në mes të dy vendeve të dal nga hija e marrëdhënieve politike dhe të ngritët në të ardhmen në një nga shtyllat kryesore e marrëdhënieve të përgjithshme në mes të dy vendeve.

Gërxhaliu ka konstatuar se Kosova dhe Shqipëria duhet të angazhohen për krijimin e modelit bashkëkohor për bashkëpunimin ekonomik e dobiprurës për të dyja palët.

Ai ka propozuar që Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, si dhe institucione tjera relevante të fillojnë punën në krijimin strategjisë për bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë për një afat të mesëm dhe të gjatë, me të cilin do të paraqitemi pranë qeverive dhe parlamenteve në Prishtinë dhe Tiranë.

Kryetari i OEK-ut u angazhua për eliminimi e  barrierave të cilat aktualisht ekzistojnë lidhur me disa prodhime nga Kosova dhe për krijimin e hapësirës për gërshetimin e ekonomive tona.

Kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë,, Ilir Zhila u angazhua për harmonizimin e infrastrukturës ligjore me standardet e Unionit Evropian, pasi që si Kosova ashtu edhe Shqipëria aspirojnë të behën anëtare te BE-së.

Z. Zhila gjithashtu u angazhua për njohjen e infrastrukturës dhe kushteve të afarizmit në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Në pikëpamje politike dy vendet tona i kanë shlyer të gjitha barrierat për shkëmbim dhe qarkullim të mallrave”, tha Zhila.

Ai u angazhua për lidhje direkte në mes të bizneseve nga Kosova dhe Shqipëria  dhe për rritjen e shkëmbimit të mallrave i cili aktualisht është afro 65 milion euro (Kosova importon 40 milion ndërsa eksporton 25 milion euro).

Sipas zotit Zhila nevojitët angazhimi konkret në përmirësimin e infrastrukturës ligjore e cila do të krijonte kushte optimale për bashkëpunim ekonomik në mes të dy vendeve.

Në takimet B2B të mbajtura në mes të përfaqësuesve të bizneseve nga Kosova dhe Shqipëria morën pjesë mbi 20 biznese kosovare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)