20 Mars 2023

Kompanitë publike të mbeturinave bëhen bashkë për të ndihmuar Skenderajin

Skenderaj, 22 janar - Kompanitë e Menaxhimit të Mbeturinave në nivel vendi në bashkëpunim me Asociacionin PAMKOS, ju dalin në ndihmë komunës së Skenderaj, referuar situatës emergjente të krijuar dhe nevojave të shumta për sanimin dhe intervenim në hapësirat e dëmtuara në qytet.

Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme pas reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimeve në komunën e Skenderaj, kompanitë publike regjionale dhe lokale të menaxhimit të mbeturinave anëtare në PAMKOS, duke u bashkërenduar me shtabin emergjent të Komunës së Skenderaj kanë vijuar aktivitetet për pastrim të rrugëve dhe hapësirave, debllokim të kanalizimeve të ujrave të zeza, hapjen e pusetave, largim të mbeturinave prej prurjeve nga vërshimet dhe hapjen e rrugëve të bllokuara në nevojë.

Mbështetjes për Skenderaj ju bashkangjitën me asete operative përfshirë kamionë, çisterna uji, kamioneta, debllokues të kanalizimeve, mjete pune dhe me mbi 100 punëtorë nga kompanitë publike të nivelit regjional dhe lokal përfshirë KRM "EkoRegjioni" Prizren, KRM "Pastërtia" Ferizaj, NPL "Higjiena" Deçan, NPL "Perparimi" Vushtrri, NPL "Kastrioti" Obiliq dhe KRM "Ambienti" Pejë me njësitë e saj Istog dhe Klinë.

Njëherësh edhe Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë “KMDK” po ofron ndihmën e tyre duke hapur dyert për kompanitë të cilat do i dërgojnë mbetjet prej vërshimeve në komunën Skenderaj të mbledhura sot gjatë aksionit të pastrimit, në deponitë sanitare të KMDK-së.

Asociacioni PAMKOS falenderon punëtorët operativë për ndihmën e dhënë sot dhe në vijim në tejkalim të situatës emergjente në komunat e prekura prej vërshimeve, si dhe të gjithë kryeshefët e kompanive publike për gadishmërinë dhe përkrahjen e ofruar duke ju përgjigjur pa hezitim kërkesës për ndihmë dhe duke qëndruar pranë qytetarëve të komunës së Skenderaj dhe në komunat tjera të prekura prej vërshimeve me të gjitha kapacitetet e tyre operative.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 mars 2023 - Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon konferencën “Konventa e Stambollit: Forcimi i zbatimit në përfundimin e dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Shoqata e Bankave të Kosovës organzon shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë. (Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë, ora 10:00)

- Mbahet konferenca e parë për prezantimin e monitorimit të Strategjisë së Ujërave për Kosovën 2017-2036 dhe prezantimin e propozimit të Politikave për Menaxhimin e Territorit Rreth Resurseve Ujore në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse do të mbajë konferenca për media në nismë të grumbullimit për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 kundër Izraelit dhe Andorrës. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

- Shoqata 'Flaka e Llapit' mbajnë konferencë akademi përkujtimore me rastin e trevjetorit të ndarjes nga jeta të Rifat Blakut. (Salla e teatrit 'Avdush Hasnai' në Podujevë, ora 13:30)

- Kombëtarja e Kosovës fillon edhe përgatitjet për këto dy ndeshje. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 16:00)

- Në kuadërt të edicionit XXIII i Javës së Frankofonisë në Kosovë organzohet aktiviteti 'Street Art, Balkan Trafic', krijim nga dy artistë franko-belgë. (Rr. Sylejman Vokshi, 66 në Prishtinë, ora 16:30)