29 Shkurt 2024

Komisioni për Ekonomi, konteston raportin e KDI-së

Prishtinë, 26 korrik - Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, e konsideron të pasaktë raportin e KDI-së në lidhje me punën dhe performancën e këtij Komisioni.

Kryetarja e Komisionit, Myzejene Selmani, sqaron se:  Komisioni për Ekonomi, gjatë periudhës janar - korrik 2010, respektivisht sesionit pranveror të legjislaturës së tretë, ka mbajtur tridhjetë mbledhje të rregullta e jo si  raporton KDI për njëzet e katër mbledhje.

Po ashtu komisioni sipas saj ka shqyrtuar ose poseduar në procedim pesëmbëdhjetë projektligje, ka shqyrtuar gjashtë raporte të punës së organeve të pavarura për vitin 2009 (KPMM, ZRRE, AAC, KKK, AKP dhe ART) dhe ka monitoruar një ligj (Ligji për telekomunikacionin nr.2002/7).

Po ashtu, është organizuar një Dëgjim publik dhe ka realizuar një vizitë brenda vendit (PTK).

Ndërkaq nuk ka realizuar asnjë vizitë jashtë vendit, sqaron kryetarja e Komisionit Selamni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)