26 Mars 2023

Komisioni Kosovar i Konkurrencës në vizite pune në Bonn

Bonn, 23 nëntor - Komisioni Kosovar i Konkurrencës me date 16,17 nëntor ishte i ftuar nga Autoriteti Gjerman i Konkurrencës,ne një vizite pune dy ditore.

Gjate takimit ne ditën e pare te dy autoritetet i shprehen përvojat e veta ne lëmin e  Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, Tregun relevant dhe Abuzimin me pozitën dominuese si dhe ditën e dyte u punua ne Përqendrimet e ndërmarrjeve me disa risi ne ligjin aktual te konkurrencës si dhe Avokatia e konkurrencës si fushe e vacante ne mbrojtjen e tregut dhe ekonomisë ne përgjithësi.

Osman Ejupi, Kryetar i Komisionit të Konkurrencës të Kosovës ka thënë së me ketë rast Komisioni i Konkurrencës se Kosovës, paraqiti edhe nje dokument bashkëpunimi me Autoritetin për Mbrojtjen e Konkurrencës se Gjermanisë, duke shprehur vullnetin për nxitje te bashkëpunimit dhe te zbatimit te politikave ne lëmin e politikave te konkurrencës.

"Duke pasur për qellim krijimin e kushteve te volitshme për zhvillim te marredhenjeve bilaterale dhe bashkëpunimit regjional, ne baze te parimit te barazisë dhe mirëqenies se përbashkët se përbashkët si dhe duke siguruar kushte për ndikim efikas te tregut te prodhimeve dhe shërbimeve ne pajtim me rregullat e konkurrencës dhe roli i konkurrencës ne zhvillimin e tregut dhe ekonomisë ne përgjithësi." 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)