26 Mars 2023

Irlanda sor arrin marrëveshja për kredi më FMN

Dublin, 28 nëntor - Një ministër i qeverisë irlandeze tha se pret që të dielën të arrihet marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe ekspertët evropianë të bankave në kredinë prej 85 miliardë eurosh.

Por, ministri për komunikime, Eamon Ryan mohoi raportet se ne kuadër të marrëveshjes do të përfshihet edhe kamata prej 6.7 për qind, shumë më e lartë sesa ajo e ofruar për Greqinë në muajin maj.

Ryan i bëri këto komente sot, ndërkohë që rreth 15 mijë njerëz mbajtën një protestë paqësore në Dublin për të kundërshtuar planet e qeverisë për shkurtimet buxhetore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)