29 Mars 2023

Irlanda pranon ndihmën e BE për shpëtimin e bankave

Dublin, 23 nëntor - Irlanda hyri nën ombrellën e shpëtimit të BE. Menjëherë pas fillimit të mbledhjes së qeverisë në Dublin, telefonuan ministrat e Financave të BE-së. Sikur donin t'u thonin se nuk ka asnjë alternativë ndaj këtij hapi.

Partnerët do të mbështesin me ndihma miliardëshe Dublinin gjatë viteve të ardhshme. Për këtë ranë parimisht në ujdi ministrat e financave të BE-së.

Se çfarë vëllimi do të ketë saktësisht kjo ndihmë, mbetet edhe më tej e hapur, deklaroi ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble.

"Në këtë moment nuk mund të përmendim ende shifra konkrete. Jemi në mes të konsultimeve. Irlanda paraqiti kërkesën dhe tani do të punohet për këtë me intensitet."

Me miliardët e fondit të emergjencës nuk synohet vetëm shpëtimi i Irlandës nga falimentimi.

Bëhet fjalë për stabilitetin financiar të të gjithë BE-së dhe të eurozonës në veçanti, thuhet në njoftimin e ministrave të financave.

Kjo do të thotë: meqenëse rreziku i përhapjes është kaq i madh, ndërhyjnë partnerët në BE. 

Pasi krahas anëtarëve të eurozonës, kuptohet pa Greqinë e zhytur thellë në borxhe dhe vetë Irlandën, ndihmë financiare për të konsoliduar financat e Irlandës dhe bankat e saj japin edhe Britania e Madhe dhe Suedia. 

Është para së gjithash një problem i sektorit bankar, që rëndon buxhetin publik të Irlandës, deklaroi komisioneri i BE-së për politikën monetare Olli Rehn, javën e shkuar.

Irlanda do të humbasë vetëm një pjesë të autonomisë së saj, kontrolli i buxhetit do të kryhet në të ardhmen nga ekspertët e dërguar nga Brukseli dhe Uashingtoni, selia e Fondit Monetar Ndërkombëtar, pasi edhe FMN do t'i vijë në ndihmë Irlandës.
 
BE vë kushte

Ministri i Financave Schäuble foli për rregulla strikte, të cilave duhet t'u nënshtrohet qeveria në Dublin. Irlanda duhet të shtojë përpjekjet e saj për të kursyer. Deri në vitin 2014 duhet të kursehen rreth 15 miliardë euro.

Veç kësaj pritet të shtohet trysnia e partnerëve nga BE-ja ndaj qeverisë irlandeze, për të rritur tatimin mbi bizneset, i cili është shumë më i ulët se sa mesatarja në BE.

Ulje e shpenzimeve buxhetore dhe shtim i të ardhurave fiskale, këtë kurs jopopullor kursimesh duhet të ndjekë qeveria irlandeze.

Ndihma miliardëshe përmban edhe një zë të veçantë për bankat irlandeze të kërcënuara nga falimentimi.

Me këto para institutet kredidhënëse duhet të përmirësojnë kuotat e kapitalit të vet dhe të vënë në rrugë ristrukturimin. Megjithatë pritet të kalojnë edhe dy deri tri javë, derisa Irlanda të përfitojë kreditë e para. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)