24 Mars 2023

Gjermania i jep fund krizës

Berlin, 15 gusht - Gjermania e kapërceu krizën ekonomike. Zyra e statistikave në Visbaden ka bërë publike shifrat për rritjen e produktit të brendshëm bruto në tremujorin e dytë.

Ekspertët i kishin pritur lajmet e mira nga ekonomia gjermane. Por ato që publikoi Zyra Federale e Statistikave ishin shumë më tepër se parashikimet. Një rritje 2,2% e produktit të brendshëm bruto krahasuar me fillimin e vitit. Holger Bahr drejton sektorin e Analizës së Ekonomisë Popullore në Deka Bank.

Ai është surprizuar nga ky lajm: "Është një rritje gati rekord dhe është mbështetur nga shumë komponentë: Para së gjithash nga eksportet, por edhe nga investimet dhe konsumi. Janë bërë bashkë shumë të mira që e nxorrën të fortë Gjermaninë në këtë tre mujor."

Rol pozitiv luajti madje edhe moti. Industria e ndërtimit përfundoi ato projekte që kishin mbetur përgjysmë nga dimri i ashpër i këtij viti.Industria e automobilëve dhe makinerive - promotorë të ekonoimsë gjermaneBildunterschrift: Industria e automobilëve dhe makinerive - promotorë të ekonoimsë gjermane.

Një rritje ekonomike me 2,2% është e jashtëzakonshme. Si krahasim: në tremujorin e mëparshëm mes janarit dhe marsit produkti i brendshëm bruto ishte rritur vetëm me gjysmë përqind.

Ekonomia gjermane po gjen dyer të hapura veçanërisht në vendet që e kanë kaluar fazën e vendeve në zhvillim dhe aktualisht janë në ekspansion, si Brazili, Indonezia dhe Kina. Produkte të suksesshme eksporti "made in Germany" janë automobilët, prodhime kimike, por edhe makineritë gjermane.

Numri i të punësuarve në shumë sektorë megjithatë nuk ka ndryshuar, nuk është reduktuar, por as nuk është rritur. 40,3 milionë të punësuar janë të dhënat që jep Zyra e Statistikavve, 72.000 më shumë se në verën e vitit të shkuar.

Ndërkohë është rritur aftësia blerëse e konsumatorëve. Ekonomistët e vlerësojnë këtë situatë, por paralajmërojnë se nuk do të ruhet gjithmonë ky ritëm. Holger Bahr: "Kjo është një shifër rekord, është e kuptueshme.

Por që nuk do ta kemi në tremujorët e ardhshëm. Ata do të sjellin përqindje më të ulëta rritjeje. Ne presim një lloj zbritjeje, pasi iu mbaron afati edhe masave stimuluese nga qeveria, por edhe sepse hovi do të kthehet në normalitet. 2,2% nuk janë normale."

Masat stimuluese, me këtë nënkuptohen paketat koniunkturore në Gjermani dhe në shumë vende. Megjithatë parë në nivel ndërkombëtar Gjermania ndodhet në një situatë të shkëlqyer. Ekonomia në vendet e eurozonës së bashku u rrit me një përqind, dhe me këtë më pak se gjysma e rritjes në Gjermani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)