24 Mars 2023

Gaxherri: Qeveria aktuale ka shpenzime të pakontrolluara

Prishtinë, 12 gusht - Lidhja Demokratike e Dardanisë vlerëson se pasqyra e shpenzimeve buxhetore të Qeverisë së Kosovës flet për shpenzime të pakontrolluara dhe se një gjë e tillë paraqet shqetësim të madh për qytetarët e vendit.

Nënkryetarja e LDD-së, Besa Gaxherri  vlerësoi sot se kjo tregon se sa i papërgjegjshëm është ky pushtet në raport me paratë e taksapaguesve.

“ Është për të ardhur keq, kur sot dëgjojmë se të gjitha qeveritë e vendeve të BE-së dhe të rajonit, fokusin kryesorë e kanë në uljen e shpenzimeve deri në minimim e mundshëm për ato kategori që tek ne njihen si mallra dhe shërbime, Pushteti PDK-LDK përkundrazi sot ka shtuar shpenzimet qeveritare, që nuk mund të quhen ndryshe përpos keqpërdorim me paratë e qytetarëve. Deri në qershor të këtij viti, shpenzimet e udhëtimit, ato për derivate, te telefonisë, të reprezentacionit i tejkalojnë shumat në përmasa shqetësuese në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”.

Për të ilustruar këtë nënkryetarja Gaxheri përmendi se për derivate janë shpenzuar rreth 200 mijë euro më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, deri sa në anën tjetër ka pas ulje të çmimeve të derivateve në treg.

“ Tek pushteti aktual i PDK-së dhe LDK-së, kemi edhe shpenzim të parasë publike për destinacione të panjohura, që as një herë kjo qeverisje nuk ka qenë në gjendje të jap sqarime se për çka bëhet fjalë. Vetëm nën kodin “shpenzimet e tjera” kapin shumën e përgjithshme prej hiç më pak se 18.1 milionë euro, apo rreth 5 milionë euro më shumë sesa që ishin shpenzuar në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”.

Ky ritëm i shpenzimeve të pakontrolluar dhe ky nivel i keq qeverisjes është për brengosje të thellë, e aq më shumë kur kemi tendencat e këtij pushteti për të mbuluar keqpërdorimet buxhetore, këtë deficit me shitjen e kompanisë më profitabile në vend PTK, tha nënkryetarja e LDD dhe ripërsëriti qëndrimin e partisë se planet e këtij pushteti  PDK-LDK lidhur me shitjen apo më mirë të themi faljen e pasurisë së Kosovës, janë kundër interesave të shtetit të Kosovës dhe janë në shërbim të grupeve të interesit.
 
“Ky pushtet me demagogjinë e vazhdueshme po manipulon me opinionin ashtu siç manipuloi me Kuvendin e Kosovës, më mirë të themi me ata 40 deputet nga 120 sa ka kuvendi, e që ky koalicion qeverisës këta deputet i vuri në shërbim në krimit ekonomik. PTK në buxhetin e Kosovës ka derdhur afro 300 milion euro”.

Gaxherri hodhi poshtë spekulimet se njëri partner i koalicionit po poshtërohet nga partneri tjetër.
 
“ Ne ju themi qytetarëve dhe opinionit që të mos bien pre e kësaj demagogjie, e kësaj loje të ndytë. E themi kështu sepse sot dihet shumë qartë se këta dy partnerët e koalicionit janë shumë mirë të koordinuar se si ta kontrollojnë së bashku ekonomin informale apo krimin ekonomik. Kjo martesë e tyre po funksionon shkëlqyeshëm prandaj këta nuk shqetësohen shumë sot pse në Kosovë nuk sundon ligji, pse kufijtë e Kosovës janë poroz të pakontrolluar, gjë që  këtë të fundit e thekson qartë edhe raporti zyrtar i Departamentit Amerikan të Shteti, prandaj sot qytetarët e Kosovës duhet ta kenë të qartë dhe të mos bien pre e këtij mashtrimi”, tha Gaxherri.
 
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me deklaratat e zyrtarëve të lartë të AAK –së për kinse biseda sekrete në mes të përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit nënkryetarja Gaxherri tha se nuk kanë argumente se një gjë e tillë  po ndodh,  por ndryshe LDD është  kundër takimeve të tilla sekrete.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)