18 Prill 2024

“Fol”: S' ka lëvizje pozitive në luftë kundër korrupsionit

Prishtinë, 26 maj - Lëvizja “Fol” ka publikuar raportin e monitorimit të aktiviteteve institucionale gjatë muajit prill në luftën kundër korrupsionit – ku ndër të tjera specifikohet se gjatë muajit prill nuk është vërejtur ndonjë lëvizje pozitive në luftë kundër korrupsionit, qoftë nga ana e Qeverisë së Kosovës, qoftë nga Kuvendi i Kosovës.

Përkundër zotimeve të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë për përmirësimin e gjendjes, sipas Lëvizjes “Fol”, është evidentuar përkushtim i vogël për luftimin e aferave korruptive në institucionet publike.

Gjatë muajit Prill sipas Fol-it nuk është vërejtur ndonjë lëvizje pozitive në luftë kundër korrupsionit, qoftë nga ana e Qeverisë së Kosovës, qoftë nga Kuvendi Kosovar. Përkundër zotimeve të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë për përmirësimin e gjendjes, është evidentuar përkushtim i vogël për luftimin e aferave korruptive në institucionet publike.

Po ashtu, në fund të muajit që lamë pas, prill, ngjau bastisja në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës (MTPT), si dhe në provat private të Ministrit Limaj dhe shefit të Prokurimit, Nexhat Krasniqi, nga ana e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë –
EULEX;

Në raport kritikohet edhe Policia e Kosovës për mosbashkëpunim. “Megjithëse Lëvizja FOL, prej janarit 2010 ka adresuar disa kërkesa zyrtare për qasje dhe bashkëpunim në Zyrën për Marrëdhënie me Publikun në Policinë e Kosovës, ende, për fat të keq, nuk ka marrë ndonjë përgjigje – qoftë pozitive – qoftë negative”.

"Zyrtarët e Policisë së Kosovës (PK) as gjatë prillit nuk kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të krijojnë bashkëpunim të ngushtë me ne, në kontekstin e identifikimit dhe informimit me përpjekjet që bëhen nga mekanizmat përgjegjës në luftën kundër korrupsionit. Megjithëse Lëvizja FOL, prej janarit 2010 ka adresuar disa kërkesa zyrtare për qasje dhe bashkëpunim në Zyrën për Marrëdhënie me Publikun në Policinë e Kosovës, ende, për fat të keq, nuk ka marrë ndonjë përgjigje – qoftë pozitive – qoftë negative."

Në raport ndër të tjera theksohen hapat konkretë të ndërmarrë nga misionit i EULEX-it për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, madje në nivelet më të larta politike.

EULEX-i sipas FOl-it ka filluar të ndërmarrë hapa konkretë dhe të dukshëm ndaj luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, madje në nivelet më të larta politike. Paralajmërimet e shumta gjatë marsit për hetime edhe në nivelin e lartë politik, për të cilat edhe lëvizja FOL ka përmendur në raportin e muajit Mars, përfundimisht
janë bërë publike në muajin Prill.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)