05 Mars 2024

FMN paralajmëroi për përhapjen e krizës

Paris, 6 maj - Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, ka paralajmëruar rrezikun e përhapjes së krizës greke në shtetet e tjera të eurozonës.

Rreziku i një infektimi ende nuk është kapërcyer, tha Strauss-Kahn për gazetën franceze" Le Parisien". Por ai tha se nuk sheh rrezik për shtetet si Franca, ose Gjermania.

Edhe qeveria finlandeze paralajmëron për një zgjerim të krizës në vende si Spanja dhe Portugalia. Ekonomitë janë të lidhura aq shumë me njëra-tjetrën, saqë problemet  nga një vend mund të përhapen në një vend tjetër, tha ministri i Financave Jyrki Katainen në televizionin finalandez MTV 3.

Këtë e hodhi poshtë zevëndës-kryeministrja e Spanjës Maria Teresa Fernandez de la Vega. Spanja  do të arrijë të përballojë objektivat për deficitin e saj, tha ajo për agjencinë e lajmeve Reuters. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)