20 Mars 2023

Fillon pilotimi për lajmërimin në shtëpi për pensionistë

Prishtinë, 2 shkurt - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se ka filluar me angazhimin ekipeve mobile për qëllim të lajmërimit të pensionistëve në dhe mbi moshën 85 vjeçare, nëpër shtëpitë/banesat e tyre në regjionin e Prishtinës (LAJMËRIMET NË SHTËPI).

Ky shërbim ka filluar të zbatohet fillimisht në regjionin e Prishtinë (Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Drenasit, Lipjanit, Podujevës, Obiliqit dhe Graqanicës), si pilot-projekt, për të vazhduar më pastaj edhe në regjionet dhe grup moshat më tjera.

Paraqitja e kërkesës për këtë shërbim bëhet në adresën elektronike 📧[email protected] dhe është e kufizuar vetëm pensionistët që:

a) Janë në apo mbi moshën 85 vjeçare (85+);

b) Janë pensionistë të regjionit të Prishtinës; dhe

c) Kërkesa është paraqitur së paku 7 (shtatë) ditë para datës kur pensionisti duhet të lajmërohet fizikisht pranë zyrave të Departamentit të Pensioneve.

Kërkesa mund të paraqitet individualisht nga pensionisti apo nga çdo preson tjetër që e bën në emër të pensionistit. Kërkesat e tilla janë vlefshme vetëm nëse konfirmohet pranimi i shkresë elektronike, përndryshe kërkesa duhet të përsëritet.

Në kërkesë pensionistët duhet të paraqesin të dhënat si në vijim:

a) emri dhe mbiemri i pensionistit;

b) numri personal i pensionistit;

c) numri i telefonit të pensionistit (nëse ka – preferohet numër i mobilit);

d) numri i telefonit të një personi të afërt të pensionistit; dhe

e) adresa e banimit të pensionistit dhe përshkrimi shtesë lidhur me adresën.

Pensionistit do t’i konfirmohet që kërkesa është pranuar, dhe pas verifikimit të të dhënave sipas kritereve të përcaktuara më lartë do të njoftohet për realizimin e vizitës përafërsisht 24 orë më herët, përfshirë këtu edhe ditët e vikendit.

Vërejtje: Pensionistët të cilëve nuk ju aprovohet kërkesa për shkak të mos plotësimit të kritereve, duhet të vazhdojnë të paraqiten për lajmërim tek zyrat e pensioneve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 mars 2023 - Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon konferencën “Konventa e Stambollit: Forcimi i zbatimit në përfundimin e dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Shoqata e Bankave të Kosovës organzon shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë. (Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë, ora 10:00)

- Mbahet konferenca e parë për prezantimin e monitorimit të Strategjisë së Ujërave për Kosovën 2017-2036 dhe prezantimin e propozimit të Politikave për Menaxhimin e Territorit Rreth Resurseve Ujore në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse do të mbajë konferenca për media në nismë të grumbullimit për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 kundër Izraelit dhe Andorrës. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

- Shoqata 'Flaka e Llapit' mbajnë konferencë akademi përkujtimore me rastin e trevjetorit të ndarjes nga jeta të Rifat Blakut. (Salla e teatrit 'Avdush Hasnai' në Podujevë, ora 13:30)

- Kombëtarja e Kosovës fillon edhe përgatitjet për këto dy ndeshje. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 16:00)

- Në kuadërt të edicionit XXIII i Javës së Frankofonisë në Kosovë organzohet aktiviteti 'Street Art, Balkan Trafic', krijim nga dy artistë franko-belgë. (Rr. Sylejman Vokshi, 66 në Prishtinë, ora 16:30)