29 Mars 2023

Eurozona do të jetë në kaos gjatë pesë viteve të ardhshme

Londër, 24 nëntor - Ashpërsimi i krizës në Irlandë mund ta dëmtojë Britaninë e Madhe, sektori bankar i së cilës është thellësisht i lidhur me atë irlandez, kështu që ministri i Financave George Ozborn ka vepruar drejtë kur ka vendosur që t’i ndihmojë mikut në hall, shkruan “Times” në edicionin e sotëm.

Kjo, nga ana tjetër, nuk do të thotë se Britania është përgjegjëse për krizën financiare irlandeze, e cila, konstaton gazeta britanike, është rezultat i vendimeve të gabuara të cilat i merrte Irlanda një periudhë të gjatë.

“Times” e transmetoi edhe deklaratën e Çarlls Grantit nga qendra londineze për reforma ekonomike i cili vlerësoi se pakoja e ndihmës që i është ndarë Irlandës nuk do të thotë edhe fund të krizës në Eurozonën.

“Gjatë pesë viteve të ardhshme, Eurozona do të jetë në kaos. Kriza nuk mund të zgjidhet derisa nuk zgjidhen problemet strukturore në Eurozonën”, deklaroi Granti.

“Guardina” po ashtu mbështet vendimin e Qeverisë britanike, por e parashtron çështjen se Britania e Madhe mund t’ia lejojë këtë vetes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)