24 Mars 2023

Eurometal fituse e çmimit evropian për kualitet dhe cilësi nga ESQR

Bruksel, 12 dhjetor - Në një ceremoni madhështore në Bruksel të organizuar në Bruksel nga European Society for Quality Research ESQR, kompania  "Eurometal " nga Kosova me pronar z.Njazi Musliu u shpallë fituese e çmimit të më të lart.

Nē këtē ceremoni ishin tē përfaqësuara 30 shtete dhe 41 kompani të sektoreve dhe profileve të ndryshme.

Kjo është edhe një dëshmi se sektori privat në Kosovë po a avancon gjdo ditë e më shumë dhe përveq kontributit ekonomik dhe social po e promojn Kosovën duke e përmirësuar imazhin e saj gjdo ditë e më shumë.

Kompania "Eurometal " ëshë e njohur për kualitetin e konstrukcioneve metalike dhe përpunimin e llamarines.

Me afër 100 të punësuar, me teknologji moderne , ekspert dhe me të gjitha standarded e kerkuara ndërkombëtare dhe  eksporton 96 % të prodhimit në tregjet e ndërkombëtare!

Partnerët kryesor pēr plasimin e konstrukcioneve metalike " Made in Kosova " i ka në Zvicer,  Gjermani, Austri, Norvegji, Suedi, Slloveni dhe në vende tjera dhe rajonit!

Është nder që jamë pjes e këtij suksesi të Kompanis" Eurometal" në cilësin e konsulentit të jashtëm.

Urime dhe suksese në vazhdimësi për Kompanin    "Eurometal " dhe familjen Musliu!

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)