27 Mars 2023

Deficiti i qyteteve në Gjermani 15 miliardë eruo

Berlin, 14 maj - Komunat gjermane gjenden para deficitit dhe krizës më të lartë buxhetore prej ribashkimit të vendit.

Autoritetet vlerësojnë se deficiti buxhetor i komunave këtë vit do të jetë rreth 15 miliardë euro.

Në këtë mënyrë do të dyfishohej rekordi negativ i vitit 2003. Kryetarja e bashkisë në Frankfurt, Petra Roth tha se buxhetet e qyteteve dhe komunave janë në gjendje të rëndë. Prandaj janë të pamundura planet e kancelares Angela Merkel dhe kabinetit të saj qeveritar për zvogëlime të mëtejshme të tatimeve, theksoi ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)