01 Prill 2023

Çertifikohen inspektorët dhe mbledhësit e rinj tatimor

Prishtinë, 26 mars - Në prani të Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala dhe Drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti, 33 inspektorët dhe mbledhësit e rinj tatimor  u çertifikuan dhe bënë betimin e tyre për respektim të ligjit dhe punë të përgjegjshme .

Ministri për Ekonomi dhe Financa, Ahmet Shala, me këtë rast përshëndeti dhe përgëzoi inspektorët e rinj tatimor dhe u shpërndau certifikatat, “detyra e inspektorit është detyrë e  shenjt dhe është nder për juve që keni mundësinë t’i shërbeni shtetit të Kosovës”. Ai njëherit  kërkoi nga inspektorët dhe mbledhësit e rinj tatimor që të kryejnë me nder dhe profesionalizëm detyrat e tyre. “Shteti ka nevoje për juve, ne kemi nevoje për shtetin”, shtoi ministri Shala.

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti, duke përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit për  realizimin e misionit të shenjt të ATK-së,  kërkoi  nga ata që gjatë shërbimit në ATK të kryejnë me besnikëri detyrat të cilat u janë besuar dhe të respektohen të drejtat njerëzore, të mos keqpërdoret pozita për përfitime materiale dhe gjithashtu t’iu  binden udhëzimeve të plotfuqishme të ATK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)