01 Prill 2023

Bullgaria, probleme me bankat, shkak kriza financiare në Greqi

Sofje, 9 mars -  Bullgaria, e cila është me deficit më të ulët buxhetor në BE, ka probleme me bankat për shkak të krizës financiare në Greqi. Për këtë paralajmëron agjencia për vlerësim të rrezikut “Fiç”.

Pothuaj një e treta e bankave bullgare janë pronë e bankave greke, ndër të cilat është edhe Banka Kombëtare e Greqisë.

Masat e ndërmarra nga qeveria greke do të ndikojnë keq mbi fitimet dhe kapitalet e bankave, gjë që do të çojë deri në mungesë stabiliteti financiar në Ballkan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)