27 Mars 2023

BERZH do të ofrojë mbështetje financiare për sektorin publik

Prishtinë, 30 gusht - Ministrja e Ministrisë së Administratës Publike, znj. Edita Tahiri, ka pritur në një takim lamtumirës shefin e Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim  në Kosovë, Fabio Serri.

Ministrja Tahiri ka shprehur falënderimin e saj për kontributin dhe ndihmën e dhënë Kosovës nga BERZH-i, posaçërisht nga z.Serri.

Po ashtu, gjatë takimit u bisedua edhe për hapat dhe rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BERZH, për të cilën perspektivat janë hapur edhe më qartazi me vendimin e GJND-së, në favor të Kosovës.

Serri tha se angazhimi i BERZH-it për Kosovën është i vazhdueshëm, por pas anëtarësimit të saj në këtë institucion mbështetja financiare do të përqendrohet në sektorin publik, për të cilin ka nevojë Kosova në rrugën e saj të zhvillimit.

Tahiri theksoi se Kosova dhe i gjithë rajoni duhet të integrohen sa më shpejt në BE dhe në institucionet financiare të saj, sepse i gjithë rajoni ka nevojë për një zhvillim më të shpejt si politik, po ashtu edhe ekonomik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)