02 Prill 2023

BE: Rimëkëmbja e ekonomisë evropiane do të ngadalohet

Bruksel, 24 nëntor - Komisioneri i Çështjeve Monetare dhe Ekonomike të BE-së Olli Rehn u shpreh se për shkak të ritmit të ngadalësuar të rimëkëmbjes së ekonomisë botërore dhe politikave shtrënguese të kursimit në shumë vende evropiane, rritja e ekonomisë do të ngadalohet.

Kjo situatë do të zgjasë deri në mesin e vitit të ardhshëm.

Po atë ditë, në Bruksel, Olli Rehn tha se si pasojë e ngadalësimit të rimëkëmbjes së ekonomisë botërore, është prekur dhe ritmi i rritjes së eksporteve të Evropës dhe kjo është njera nga arsyet që ritmi i rimëkëmbjes ekonomike do të jetë i ulët.

Në të njëjtën kohë, shumë shtete anëtare të BE-së kanë ndërmarrë masa shtrënguese financiare të cilat do të ndikojnë në rritjen ekonomike të BE-së brenda një periudhe të përkohshme dhe afatshkurtër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 prill 2023

- Partia Demokratike e Kosovës organzon  "Marshin për Drejtësi". (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 14:00)

- Shënohet 33 vjetori i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. (Restaurant "Oferta", ora 15:00)