18 Prill 2024

Bashkëpunim për fuqizimin e standardeve të konsulencës vendore

Prishtinë, 19 tetor – Grupit të parë prej 20 konsulentëve profesionalë në Kosovë të cilët morën pjesë në trajnimin intensiv për Këshilltarë të Certifikuar në Menaxhment (CMC), iu dhanë certifikata nga Trajkovski & Partners, kompani e certifikuar konsulence nga Maqedonia.

Trajnimi u inicua nga Programi për Shërbime Konsulence për Biznese (BAS) i EBRD-së në Kosovë, i financuar nga Qeveria e Holandës dhe është realizuar në bashkëpunim me Programin për Ndërmarrje Private në Kosovë (KPEP) të USAID-it.

Certifikimi me CMC paraqet një shenjë të standardeve të konsulencës së standardit më të lartë dhe tregon se konsulentë individualë i përmbushin standardet e kompetencës profesionale dhe të etikës. Trajnimi në CMC në Kosovë paraqet standardet e njohura ndërkombëtarisht në profesionin  këshillëdhënës. Programi i trajnimit u fokusua në dhënien e shkathtësive të nevojshme për të dizajnuar, menaxhuar dhe implementuar projekte të konsulencës me nivel të lartë profesional dhe etik, me metoda dhe shkathtësi për menaxhimin e kompanive të konsulencës.

Pos kësaj, USAID-i do të bashkëpunojë me komunitetin e konsulentëve profesionalë në Kosovë, në mënyrë që t’i udhëzojë për themelimin e një Instituti të Konsulentëve të Menaxhmentit (IMC) në kuadër të Këshillit ekzistues të Konsulentëve të Biznesit. Qëllimi është që të promovohet përdorimi i konsulentëve sipas standardeve ndërkombëtare.

“Trajnimi CMC do t’i pajisë konsulentët vendorë me njohurinë dhe ekspertizën për krijimin dhe ruajtjen e një shoqate të konsulencës profesionale. Shërbimet e konsulencës profesionale do të rezultojnë në investime të reja dhe shitje për kompanitë kosovare” tha Mark Wood, Drejtor i KPEP-it.

Certifikimi do të bëhet në bashkëpunim me Këshillin Ndërkombëtar të Institutit për Konsulencë në Menaxhment (ICMCI), që është një shoqatë globale e instituteve nacionale të konsulencës në menaxhment nga e gjithë bota.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)