24 Mars 2023

Banka Botërore vlerëson klimën e investimeve në 87 vende

Washington, 10  gusht - Nëse doni hapni një degë të firmës tuaj në Angolë, atëherë duhet të prisni gjashtë muaj sa të merrni lejen! BB ka hetuar në 87 vende sa të vështirë e kanë investitorët e huaj të hapin tregje të reja.

Studiuesit e Bankës Botërore vrojtuan me imtësi 87 shtete. Përfundimi: Shumë vende humbasin investimet fitimprurëse, sepse e kufizojnë hyrjen e firmave të huaja në tregjet e tyre. Kërkuesit gjetën pengesa gati në të gjitha vendet. Firmave të huaja iu duhet mesatarisht 50 për qind më shumë kohë sesa sipërmarrjeve vendase për të nisur një biznes.

Por gjërat po lëvizin, thotë Pierre Guislain i Bankës Botërore në Uashington, njëri prej autorëve të studimit. "Ka sa vjen e më shumë vende që zhvillojnë vetëdijen: Nëse duam të jemi konkurrues, duhet të jemi tërheqës për investitorët. Kriza ekonomike ka ushtruar trysni shtesë mbi tregjet dhe tani shohim një interes në rritje për t'u integruar më mirë në ekonominë botërore".

Shkencëtarët bënë në punimin e tyre katër pyetje: Në cilët sektorë të ekonomisë lejohen të investojnë të huajt? Sa shpejt mund të themelojnë ata një sipërmarrje? Sa e lehtë është për investuesit të blejnë truall? Dhe: Sa shpejt mund të sheshohen konfliktet tregtare?

Dallimet në këtë mes janë të jashtëzakonshme. P.sh. në Nikaragua zgjat një gjysmë viti deri sa merr sipërfaqe industriale, ndërsa në vende si Armenia apo Koreja e Jugut më pak se dy javë. Dy grupe vendesh spikasin në studim. Nga njëra anë Azia Lindore, këtu hyrja për investuesit e huaj është shpesh shumë e vështirë. Këtu bie në sy para së gjithash Kina. Hyrja në tregjet e telekomunikacionit dhe të medias është e kufizuar. Themelues sipërmarrjesh nga jashtë duhet të presin rreth 100 ditë për një leje. Ja që Kina si vend i madh është treg i kërkuar dhe mund t'i lejojë vetes kufizime, thotë Guislain.

ga ana tjetër Evropa Lindore. Këtu ka, sipas Bankës, kushte të mira. "Vendet evropianolindore dolën nga sistemi ekonomik sovjetik. Kjo krijoi hapësirë të madhe për investime të reja nga jashtë. Veç kësaj ato kanë lidhur marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian ose janë anëtarësuar menjëherë. Kështu që ka pasur pak pengesa për investuesit dhe reformat ekonomike erdhën shumë shpejt."

Në vendet e para renditen sipas Bankës edhe Irlanda, Britania e Madhe dhe SHBA-ja- Sipas saj, këto vende kanë tërhequr shumë investues, pengesat janë shumë të ulta. Por pikërisht këto vende përjetuan një rënie ekonomike të furishme. Mos ka çuar tregu i hapur në rënien e shpejtë? Kjo pyetje, thotë Guislain, nuk ishte objekt i studimit. Ai nuk donte të përgjigjej për këtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)