01 Prill 2023

ATK pozicionohet si vend lider në raportin e PEFA

Prishtinë, 24 tetor - Në raportin e fundit të PEFA për Kosovën për vitin 2022 Administrata Tatimore është ranguar si vend lider në raport me vendet e rajonit.

Ky raport rikonfirmon progresin e ATK-së në fushat ku institucioni ka ndërmarr reforma, ku nga pozicioni C sa ka qenë në vlerësimin e fundit në vitin 2016, reformat e bëra kanë siguruar tri vende me lartë vlerësimet për ATK.

Përshkrimi i përgjithshëm i karakteristikave të treguesit brenda fushës së mbuluar mbulon administrimin e të gjitha llojeve të të ardhurave tatimore dhe jo tatimore për qeverinë qendrore.

Aty vlerësohen procedurat e përdorura për mbledhjen dhe monitorimin e të ardhurave të qeverisë qendrore.

Raporti PEFA është një program partneriteti i Komisionit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankës Botërore dhe qeverive të Francës, Luksemburgut, Norvegjisë, Republikës Sllovake, Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Partneriteti është themeluar për të krijuar një qasje uniforme për mbledhjen e informacionit mbi performancën e menaxhimit financiar publik të vendeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)