20 Mars 2023

Asistenca teknike e FMN-së për BQK-në, kishte ndikim të madh në sektorin financiar

Prishtinë, 2 shkurt - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se asistenca teknike e Fondit Monetar Ndërkombëtar, përmes Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar (Financial Sector Stability Review - FSSR), ka pasur ndikim të madh në sektorin financiar.

“Mbështetja fillestare na ndihmoi që të vendosim funksionet kryesore të institucionit tonë, duke formësuar strukturën e sistemit tonë financiar si dhe stabilitetin e tij."

"Mbështetja e vazhdueshme, po na ndihmon në forcimin e qeverisjes dhe kapaciteteve tona teknike, të cilat janë të nevojshme për të përballuar sfidat e reja dhe kompleksitetin në rritje të rreziqeve, dhe pasiguritë globale”, ka deklaruar Guvernatori Mehmeti.

Rishikimi i Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSSR) i FMN-së, është një instrument për zhvillimin e kapaciteteve që ofron një bazë diagnostike, identifikon dobësitë kryesore në sistemet financiare dhe kapacitetet institucionale, dhe zhvillon një plan veprimi afatmesëm me prioritet për reformat e sektorit financiar të renditura mirë, dhe gjithashtu plotësohet nga zhvillimi i kapaciteteve përcjellëse aty ku është nevojiten më së shumti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 mars 2023 - Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon konferencën “Konventa e Stambollit: Forcimi i zbatimit në përfundimin e dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Shoqata e Bankave të Kosovës organzon shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë. (Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë, ora 10:00)

- Mbahet konferenca e parë për prezantimin e monitorimit të Strategjisë së Ujërave për Kosovën 2017-2036 dhe prezantimin e propozimit të Politikave për Menaxhimin e Territorit Rreth Resurseve Ujore në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse do të mbajë konferenca për media në nismë të grumbullimit për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 kundër Izraelit dhe Andorrës. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

- Shoqata 'Flaka e Llapit' mbajnë konferencë akademi përkujtimore me rastin e trevjetorit të ndarjes nga jeta të Rifat Blakut. (Salla e teatrit 'Avdush Hasnai' në Podujevë, ora 13:30)

- Kombëtarja e Kosovës fillon edhe përgatitjet për këto dy ndeshje. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 16:00)

- Në kuadërt të edicionit XXIII i Javës së Frankofonisë në Kosovë organzohet aktiviteti 'Street Art, Balkan Trafic', krijim nga dy artistë franko-belgë. (Rr. Sylejman Vokshi, 66 në Prishtinë, ora 16:30)