20 Mars 2023

BE-ja do të sigurojë mbi 300 miliardë euro për bujqësinë

Bruksel, 14 dhjetor - Bashkimi Evropian (BE) dhe vendet anëtare do të japin 307 miliardë euro mbështetje për bujqësinë në periudhën 2023-2027.

Komisioni Evropian (KE) ka njoftuar se politika e re e përbashkët bujqësore do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2023.

Duke përmendur se KE-ja ka miratuar planet strategjike bujqësore të të gjitha vendeve anëtare në deklaratë thuhet: "Një total prej 264 miliardë eurosh në financim të BE-së do të mbështesë fermerët evropianë në tranzicionin drejt një sektori bujqësor të qëndrueshëm dhe të fuqishëm dhe do të ndihmojë në ruajtjen e vitalitetit dhe diversitetit të zonave rurale".

Vendet anëtare do të ofrojnë bashkëfinancim dhe mbështetje plotësuese për bujqësinë ndërsa buxheti total publik i ndarë për fermerët dhe komunitetet rurale për periudhën 2023-2027 do të jetë 307 miliardë euro.

Në kuadër të pagesave direkte, fermerëve të kualifikuar do t'u jepen çdo vit 20 miliardë euro mbështetje të të ardhurave bazë. Mbështetje më te madhe për të ardhurat do të kenë fermat e vogla dhe të mesme ndërsa do të rritet mbështetja për ata që mbjellin produkte me përmbajtje proteinash.

Më tej thuhet se 98 miliardë euro nga fondet e politikës bujqësore do të ndahen për klimën, ujin, tokën, ajrin, biodiversitetin dhe mirëqenien e kafshëve.
 
Do të ofrohet mbështetje e posaçme për fermerët e rinj dhe se atyre do t'u vihen në dispozicion 8.5 miliardë euro shpenzime publike për shfrytëzimin e tyre në vitin e parë të funksionimit.

Politika e re bujqësore që do të hyjë në fuqi në vitin 2023, përfshin forcimin e biodiversitetit dhe kthimin e fermerëve drejt praktikave miqësore me klimën dhe mjedisit.

Vendet anëtare do të ndajnë të paktën 35 për qind të buxhetit të zhvillimit rural dhe të paktën 25 për qind të pagesave direkte për masat miqësore ndaj mjedisit dhe klimës.

Të paktën 10 për qind e pagesave direkte do të përdoren për të mbështetur prodhuesit e vegjël dhe të mesëm. Një fond krizash prej 450 milionë eurosh do të krijohet për t'u përdorur në raste urgjente si çekuilibrat e çmimeve apo tregut.

Rreth një e treta e buxhetit të BE-së i kushtohet politikës bujqësore dhe mbështetjes në këtë fushë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 21 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” me përkrahjen e OSBE, KOMF, Terre Des Hommes, SOS Fshatrat e Femijeve, Save the Children, OFAP, UNICEF organizojnë konferencën e dyte nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Melita & Partners mbështet nga USAID Kosovo Compete Activity, SCAAK dhe BERZH organizon konferencën e Kontabilitetit Digjital. (Klan Arena, ora 9:30)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi FAO do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve me temën "Pyje të shëndetshme për njerëz të shëndetshëm". (Parku i Gërmisë në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryesuesi i Bordit të KOSSTI-it, Jeton Mehmeti dhe kryeshefi ekzekutiv, Evatar Zeqiri raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës 'Projektet kapitale të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike të Kosovës'. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Më rastin e 25 vjetorit të "Epopesë së Dukagjinit" organizon Panairin i Librit me moto 'Libri me Pararojë e Kombit'. (Oborri i Komunës së Deçanit, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton kërkesën e Bordit të AKP-së, për auditim të procesit të shitjeve direkte në AKP. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Franfonisë përurohet Qendra Frankofone e Punësimit. (Departamenti i Gjuhës Frënge në Universitetin e Prishtinës, ora 11:00)

- Komuna e Deçanit promovon librin 'Komiteti i Deçanit' e autorit Hasan Ukëhaxhaj. (Salla e Kuvendit Komunal në Deçan, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, marrin pjesë në ngjarjen “Kosova Connected”  e cila ka të bejë me shtrirjen e infrastrukturës telekomunikuese brezgjerë në Kosovë. (Shkolla “Rilindja” në fshatin Herticë të Komunës së Podujevës, ora 12:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komuna e Deçanit promovon librin 'Fajtori' e autorit Besnik Mustafaj. (Salla e Kuvendit Komunal në Deçan, ora 14:00)

- Panel letrar rreth përkthimit të fundit të veprës Edith Durham nga Jacqueline Dérens, parathënie nga Jean-Arnault Dérens dhe librit 'Përndjekja është profesioni im' nga Eric Emeraux, oficer i lartë dhe ekspert në Tribunalin e Hagës. (Libraria Dukagjini, ora 15:00)

- Nën përkujdesjen e Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së - Dega në Drenas përuron librin “Bekimi, luftëtari i bekuar” i autorit Afrim Hysenaj. (Salla e Kulturës në Drenas, ora 17:00)

- Ambasada e Francës organizon hapjen e Javës së Frankofonisë nga ambasadori Olivier Guerot. (Amfiteatri i Bibliotekës Qëndrore Universitare, ora 18:00)

- Java e Frankofonisë do të vazhdojë me spektaklin nga Belgjika 'Fritland' që është një spektakël prekës i një poeti, fëmijë i një emigranti shqiptar në Belgjikë rreth Fritlandit, dyqanit të famshëm belg të patateve të skuqura. (Termokiss, ora 20:30)