31 Mars 2023

Vordsvorth: Çështja e statusit të Kosovës është përmbyllur

Beograd, 30 shtator - Ambasadori britanik në Serbi, Stiven Uordsvorth, deklaroi se për Britaninë statusi i Kosovës është i mbyllur, por Beogradi dhe Prishtina duhet ta fillojnë dialogun.

”Qëndrimi i Britanisë së Madhe është se kjo çështje, në kuptimin e statusit të Kosovës, është mbyllur dhe duhet të gjendet mënyrë, që mospajtimet tona për këtë çështje të lehen anash”, i tha ambasadori Uordsvorth së përditshmes beogradase Veçernje Novosti.

Ai mëtutje theksoi se ”është e nevojshme që të fokusohemi në gjërat, që mund ta përmirësojnë jetën e njerëzve në Kosovë”.

Uordsvorth tha se fillimi i bisedimeve Beograd - Prrishtinë, nuk është kusht i fuqishëm për dërgimin e aplikimit të Serbisë për në Komisionin Evropian.

”Pas miratimit të rezolutës së përbashkët në Asamblenë e Përgjithshme të OKB së, shumica e ministrave të BE së, tash mendon se është koha që të bëhet hapi tjetër në rrugën e integrimit të Serbisë dhe pres që kjo të ndodhë shumë shpejtë”, tha Uordsvorth, duke shtuar se ”poashtu besojmë se do të ishte e dobishme, që dialogu të filloj sa më shpejtë”.

Ai tha se nuk është kusht i Brukselit, që fillimine dialogut, në mënyrë simbolike, ta shënoj mbledhja ndërmjet presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)