29 Mars 2023

Ushtria ukrainase shkatërron anijen e madhe të marinës ruse

Kiev, 24 mars - Ushtria ukrainase thotë se një anije e madhe ruse është shkatërruar pranë portit jugor të Berdyansk.

Marina ukrainase shkroi në Facebook se anija ruse e quajtur “Orsk” u godit dhe u përfshi nga flakët në detin Azov mëngjesin e kësaj të enjteje.

Mediat ukrainase raportojnë se një anije ruse është fundosur, dy të tjera janë në flakë dhe se janë goditur një depo municioni e një magazinë karburanti.

Megjithatë mediat ndërkombëtare thonë se e kanë të pamundur që ta konfirmojnë informacionin.

Rusia e ka pushtuar Berdyansk-un disa javë më parë dhe e përdor për furnizim. Porti shtrihet mes Krimesë dhe qytetit të rrethuar të Mariupolit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)