26 Mars 2023

Tërmet me magnitudë 6.1 godet Tajvanin

Taipei, 9 maj - Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 goditi sot Tajvanin në brigjet lindore. Tërmeti ra në një thellësi prej 27.5 kilometra nëntokë me epiqendër 90 kilometra larg bregut lindor të Tajvanit.

Nga lëkundjet sizmike nuk ka raportime për persona të lënduar dhe për dëme materiale. Tërmeti u ndje në të gjithë vendin.

Tajvani ndodhet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe është i prirur ndaj tërmeteve.

Në vitin 2016, të paktën 100 persona humbën jetën nga një tërmet që goditi Tajvanin jugor, ndërsa një tjetër tërmet me magnitudë 7.3 në vitin 1999 shkaktoi më shumë se 2000 viktima.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)