26 Mars 2023

Tadiç: Ekstremistët s’mund të na ndalin Europën

Beograd, 16 tetor - Pas qeverisë, edhe presidenti serb, Borsi Tadiç premtoi luftë dhe ndëshkime ndaj huliganizmit dhe ekstremizmit.

“Do të ndëshkojmë dhe do të izolojmë dhunën dhe ekstremistët. Nuk do të jenë ata që do të ndalojnë hyrjen tonë në Europë”, deklaroi presidenti serb.

Tadiç u shpreh se lufta nga huliganizmit dhe të gjitha formave të dhunës ekstremiste në Serbi ka nisur që para rastit të Xhenovas.

“Po përballemi me problemin qysh para Xhenovës. Në ndeshjen e futbollit do të ndërmarrim të gjitha masat e nvojshme kundër huliganëve dhe ekstremistëve”, tha më tej Tadiç për mediat serbe.

Në fund të fjalës së tij presidenti serb garantoi se disa prej ekstremistëve do të përballen me drejtësinë në një të ardhme shumë të shpejtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)